Kryeministri Edi Rama në profilin e tij ka shpërndarë një garfik ku tregon se gjatë qeverisjes së tij është rritur mbështetja për fermerët. Në grafikun e publikuar në profilin e tij në Facebook, Rama thotë se është rritur me 175% mbështetja financiare në Bujqësi, ku nga 40 milionë euro që ishte në vitet 2007-2012, ka shkuar në 110 milionë në vitet 2013-2020.
Këtë grafik Rama e shoqëron me shkrimin: Me këtë krahasim të thjeshtë, që tregon se ndryshimi në bujqësi, zgjerimi i sipërfaqes së tokës së punuar, rritja e eksporteve, ulja e importeve bujqësore, janë rezultate të mbështetjes financiare gati trefish nga qeveria të punës në fshat.
Postimi i plotë i Ramës:
MIRËMËNGJES ? dhe me këtë krahasim të thjeshtë, që tregon se ndryshimi në bujqësi, zgjerimi i sipërfaqes së tokës së…
Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 20. Oktober 2020