Kryeministri Rama iu është drejtuar sërish naftëtarëve të Ballshit të cilët prej ditësh janë futur në grevë urie. Me anë të një mesazhi në twitter, Rama iu bën thirrje të ndërpresin grevën dhe të ulen për të biseduar vllazërisht. “Ideja se duke u futur në grevë mund t’i faturosh qeverisë kusuret e një kompanie private është shumë e gabuar”-shkruan Rama:

Postimi i plotë:

Keqardhje për refuzimin për të ndërprerë grevën në Ballsh,sepse pa u ndalur greva nuk do të nisë dot asnjë bashkëbisedim!Ideja se duke u futur në grevë mund t’i faturosh qeverisë kusuret e një kompanie private është shumë e gabuar. Me t’u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht