Kryeministri Edi Rama ka thumbuar kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila u bëri apel shqiptarëve që të mos vënë maskat, për të kundërshtuar urdhrin e qeverisë. E ka bërë llogarinë se sa u kushton kjo maska shqiptarëve që duhet ta blejnë,” tha Kryemadhi në një emision televiziv më parë.
“Kjo i ka xhepat bosh dhe është në betejë për xhepat e shqiptarëve. E di gjithë Shqipëria që i ka xhepat bosh dhe nuk arrin dot. Ajo është aty se vuan shumë për xhepat e shqiptarëve, dhe ka një lidhje organike me xhepat e shqiptarëve, e di e gjithë Shqipëria. Unë po them që zonja ka një lidhje me xhepin e shqiptarëve që është organike,” iu përgjigj Rama.