Kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiakun e Shijakut Elton Arbana, kanë vizituar pallatet të cilat janë rikonstruktuar pas tërmetit të 26 nëntorit.
Rama ka vizituar pallatin duke hyrë në çdo banesë për të parë rikonstruktimin, ndërsa gratë e banesave e kanë pritur kryeministrin me ëmbëlsira dhe duke i thuar lavdërime.
Biseda me banoren:
Banorja: Urdhëroni, urdhëroni zoti Kryeministër do të mbahesh mend për të mirë, deri sa të vdesim ne nuk do ta harrojmë se pallati ka qenë shumë i shumtuar. I keni dhënë dritë, siç jeni vetë.
Rama: Ishin keq aa?
Banora: Ka qenë shemb komplet, ballkoni të gjitha.
Rama: Po mirë shumë mirë. Ta gëzoni tani!