Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka reaguar përmes një postimi në Twitter për gjendjen e tij shëndetësore, pasi rezultoi pozitiv me COVID-19.

Përmes një videomesazhi ai ka treguar që është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka falenderuar të gjithë mjekët e “Walter Reed National Military Medical Center”.Trump u shpreh se është i gatshëm t’i rikthehet sa më parë fushatës elektorale.

“Unë jam mirë me shëndet. Ne jemi duke punuar shumë, që unë të kthehem në punë. Sepse më duhet të kthehem, për ta bërë Amerikën, sërish të shkëlqyer”, tha ndër të tjera Trump.