Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka përcjellë një mesazh nëpërmjet një statusi në Twitter lidhur me operacionin e shpëtimit nga kampi ‘Al-Hol’ të Endri Dumanit, Floresha Rashës dhe 3 fëmijëve të saj. Kim thotë se qeveritë duhet të vijojnë të riatdhesojnë shtetasit e tyre nga Siria, teksa aty ku justifikohet të përballen me drejtësi.

Më tej ajo shton se është e mrekullueshme të shohësh fëmijë të pafajshëm të çliruar nga ISIS.

STATUSI NGA YURI KIM E mrekullueshme për të parë këta fëmijë të pafajshëm të çliruar nga ISIS. Shpresoj se hapat e tjerë do të ndjekin. Qeveritë duhet të riatdhesojnë shtetasit e tyre nga Siria në mënyrë që ata të rehabilitohen dhe, kur justifikohet, të përballen me drejtësinë.