Pas vendimit të Ligës Profesioniste të Futbollit për t’i dhënë fund bojkotit dhe fillimin e Kategorisë Superiore ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Në postimin e tij në ‘tëitter’, Rma shkruan se e përshendet fundit e bojkotit absurd të Ligës dhe se tani jemi gati për të folur me FSHF-në.

Në fund kryeministri ka ftuar naftëtarët që të marrin shembull nga anëtarët e Ligës. “E përshëndes fundin e bojkotit absurd të Ligës Profesioniste të Futbollit dhe rifillimin e kampionatit të dielën!Tani po,gati të flasim me Federatën Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur me mirëbesim e mirëkuptim hallet e Ligës!Uroj që naftëtarët të marrin shembull.Unë jam gati”, shkruan Rama në ‘twitter”.