Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, njoftoi sot për 21 fluturime të konfirmuara për ditën e hënë, datë 26 tetor. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme. Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e hëne janë:⠀
⠀
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
,Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim,Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim,Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim,Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim,Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim,Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim,Albawings – Tiranë – Bari dhe kthim,Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim,EasyJet – Tiranë – Milano dhe kthim,Wizz Air – Tiranë – Venecia dhe kthim,Blue Panorama – Tiranë – Bolonja dhe kthim,Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim,Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim,Wizz Air – Tiranë – Bari dhe kthim,Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim,Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim,Blue Panorama – Tiranë – Milano dhe kthim,Albawings – Tiranë – Piza dhe kthim,Wizz Air – Tiranë – Bolonja dhe kthim,Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim.