Shkolla “Neim Babameto” në Durrës u shkatërrua natën e 26 nëntorit, sot po rilind më e madhe, për 1100 nxënës që do rikthehen këtë 26 nëntor në mjedise të reja, falë projektit fantastik të arkitektit të famshëm italian, Mario Cuccinella. Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto nga kantieri i rindërtimit të shkollës “Neim Babameto” në Durrës, ku vihet re se punimet kanë ecur me ritme të shpejta.
“Shkolla “Neim Babameto” në Durrës po rilind më e bukur, më e madhe dhe më e fortë. 1100 nxënës do të rikthehen këtë 26 nëntor, në mjedise të reja të projektuara sipas standardeve më të mira europiane nga arkitekti i famshëm italian, Mario Cucinella”, tha Rama. Shkollat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit do rindërtohen me financim nga buxheti i shtetit. Me financimin e buxhetit të shtetit do rindërtohen 143 shkolla të reja me standarde europiane të cilat do jenë gati brenda vitit 2021.