Kryeministri Edi Rama ka qenë në një vizitë në Kashar tek familjet e Myrteza Hykës dhe Selman Alukut, të cilët morën shtëpitë e reja të rindërtuara pas tërmetit. Gjatë bisedës me qytetërt, Rama ka lëshuar disa batuta me një nga zonjat e shtëpisë.

“Nuk e kemi besuar se do na bëhej shtëpia. U bëj thirrje të gjithë atyre që kanë humbur shtëpitë të bëjnë durim, mos të bien pre e mashtrimeve që dalin në televizor, por të mbajnë shpresë te qeveria”, tha nënë Sudja. “Mos na e kujto televizorin se na morën në qafë na morën, e luajtën mendsh këtë milet”, iu përgjigj Rama.

Ndërkohë që tek familja e dytë, Rama dha një përgjigje për të gjithë ata që e mendojnë procesin e rindërtimit si të vonuar. “Ata që nuk kanë bërë punë në jetë i dinë se bëhen gjërat shpejt”, ka deklaruar Rama.