Punimet për riparimin e Urës së Kaludhit, një vepër e rëndësishme në segmentin rrugor Përmet-Çarshovë kanë përfunduar, duke bërë të mundur ofrimin e kushteve më të larta të sigurisë për drejtuesit e automjeteve.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bën të ditur se punimet për riparimin e urës përfunduan 5 muaj para afateve të parashikuara.
“Një tjetër premtim i mbajtur, shpejt dhe me cilësi. Ka përfunduar, 5 muaj para afatit të parashikuar, rikonstruksioni i Urës së Kaludhit, një vepër e rëndësishme në segmentin rrugor Përmet-Çarshovë, e cila tashmë ofron kushte më të larta sigurie për drejtuesit e automjeteve. Do vijojmë punën edhe në vepra të tjera, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në akset rrugore të vendit, për të garantuar një udhëtim sa më të sigurt për të gjithë qytetarët”, tha ministrja.