Boksieri me origjinë shqiptare, Robin Krasniqi, është kurorëzuar mbrëmë kampion bote për titujt IBO dhe WBA, duke përmbushur një ndër arritjet më të mëdha në karrierën e tij. Pas fitores së Krasniqit ka reaguar dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se me fitoren e tij Krasniqi bëri krenar gjithë shqiptarët anë e mbanë globit.