Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bashan në një konferencë më gazetarët, ka aku zuar kryetarin e Partisë Socialiste për mungesë gare brenda socialistëve. Në fakt këto aku za të Bashës janë të çuditshme për dy arsye, e para është se Edi Rama është Kryeministër dhe Kryetari që e ka çuar PS-në drejt fitores në rang kombëtar e përtej PS tregon që nuk ka nevoj për konfrimim se të qënurit Kryeministër, e të qënurit parti fituese në zgjedhje është konfirmimi më i plotë. Dhe arsyeja e dytë është që Lulzim basha është personi i fundit që duhet të flasë për garë brenda partisë

Arsyeja që Basha është personi i fundit që duhet të flaës për këtë çështje janë që, pas humbjes së zgjedhjeve ai e ka mbajtur sërish PD pa bërë garë brenda saj, ndryshe nga Rama që është fitues, Basha është humbës. Dhe e dyta sepse kur Lulzim Basha ka marrë drejtimin e PD-së kundjrejt Sokol Olldashit procesi ka qenë plotësisht i deformuar nga vetë ai dhe ish-Kryeministri Berisha. E si për të vërtetuar këtë të fundit po ju sjellim një lajm të pas zgjedhjeve Basha-Olldashi në Partinë Demokratike.

Në zgjedhjet e 28 qershorit 2013 Sali Berisha dhe banda e tij pësuan një disfatë tronditëse. Pas humbjes, Berisha dha formalisht dorëheqjen nga kreu i PD, për t’ia dorëzuar partinë Lulzim Bashës si një person i besuar nga familja. Basha ishte i vetmi nga figurat e PD, i cili gjatë përgjimeve, nuk kishte folur keq për Shkëlzenin dhe Argitën. Por, për të emëruar Bashën në krye të PD, Berisha duhet të kalonte një pengesë të fortë. Ai ishte Sokol Olldashi, personi që përbënte rr ezikun kryesor për Bashën e brishtë, i cili nuk kishte asnjë lidhje me bazën, por kishte hyrë në PD dhe kishte bërë karrierë si shok i Argitës. Berisha dhe Basha u angazhuan në manipulimin e zgjedhjeve në PD, duke shpallur Bashën fitues përballë Olldashit.

Manipulimi solli reagimin e fortë të Olldashit, të cilin e risjell portali Pamfleti. Në atë kohë Olldashi tha: “Përzgjedhja e kryetarit të ri të PD-së u bë përmes një procesi tërësisht të deformuar. Në asnjë çast nuk u qartësua procedura e përgatitjes së listave dhe, për më tepër, në asnjë moment listat nuk u vunë në dispozicionin tim. Do të thotë që në mënyrë anormale unë garova pa ditur se cili ishte korpusi i votuesve. Dita e votimit provoi se mijëra demokratë nuk gjetën emrat në listë, ndërsa mijëra të tjerë u anëtarësuan në listën e votuesve në dy javët e fundit. Shpresoj që pas votimit këta të anëtarësohen edhe në PD”.

Olldashi deklaroi se këshilltarët e Sali Berishës dhe shumë drejtues degësh bënë fushatë për Lulzim Bashën. “ Procesi, për të cilin m’u dhanë të gjitha garancitë se do të ishte jashtë ndikimeve, në fakt nuk mbeti asnjë ditë i tillë. Në një mënyrë që dukej e sinkronizuar, këshilltarë, drejtues korporatash, kryetarë degësh u përfshinë në të, në mënyrë tërësisht të njëanshme, ndërkohë që, cilido që shfaqi parapëlqime të padëshiruara në favor tim, u pezullua, – gjë që ndodhi edhe me ndonjë kryetar lokal PD-je -, u përjashtua – siç ndodhi me anëtarë të PD-së në Shkodër e Korçë – apo u pushua nga puna, – siç ndodhi me drejtues rajonalë të korporatave në Sarandë apo Vlorë. Intimidimi u kurorëzua me fletën e numerizuar të votimit që e bënte lehtësisht të mundur identifikimin e votuesit. Nga ana tjetër, tensionimi i strukturave ishte tërësisht i panevojshëm”.

Në fund, Olldashi u dha një mesazh Berishës dhe Bashës. Ai tha se nuk do të largohej nga PD-ja. Kjo do të thoshte se Olldashi do të ishte përballë Bashës sa herë që Basha të humbte zgjedhjet. Që nga ajo kohe, Basha ka humbur të gjitha zgjedhjet përballë Edi Ramës. Në atë kohë Olldashi u shpreh: “Unë i ftoj të gjithë demokratët që nuk janë ndjerë mirë me këtë proces, të kuptojnë se Partia Demokratike është një shtëpi e madhe, e ndërtuar me kontributin vullnetar të secilit prej nesh dhe, në një shtëpi të madhe, qëllon që edhe prishen rregullat apo humori.

Por, pavarësisht momenteve të tilla, ne mbetemi anëtarë të së njëjtës familje, edhe pas ndonjë nervozizmi apo pezmi. Unë mbetem i vendosur të përfaqësoj me gjithë energjitë e mia njerëzore dhe politike militantët e Partisë Demokratike në misionin për ta bërë Partinë Demokratike më të mirë. Unë mbetem i vendosur të përfaqësoj me gjithë energjitë e mia njerëzore dhe politike militantët e Partisë Demokratike, në misionin e tyre opozitar për t’u dhënë qytetarëve shqiptarë një kartë morale opozitare”. Disa javë më vonë, Olldashi ndërroi jetë.