Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Luana Vjollca, ka kërkuar së fundmi mendimin e ndjekësve në rrjete sociale. Ajo ka pritur sugjerime për personazhin e famshëm në të cilin duhet të kthehet këtë Halloween dhe sigurisht që sugjerimet kanë qenë të shumta. Mirëpo, vëmendjen na e tërhoqi një ndjekës që e ka këshilluar moderatoren të qëndrojë si vetja, sepse edhe ashtu e frikëson.

“Rri qysh je moj, boll na tut qishtu”- shkruan ndjekësi. Menduat se Luana u mërzit nga ky koment? Aspak! Ajo është shkrirë së qeshuri dhe e ka marrë me sportivitet këtë sugjerim, teksa i ka kthyer edhe një përgjigje: “U qyqaaaa”- duke bashkëngjitur emoji që qeshin me lot. Në fakt, ajo ende nuk e ka vendosur ç’do të bëhet këtë Halloween, ndërsa ka paralajmëruar ndjekësit për surpriza!