“Sipas informacionit që ne disponojmë, shpresojmë që midis fundit të vitit dhe fillimit të vitit të ardhshëm, 3 ose 4 vaksina do të jenë të disponueshme.” Kjo ishte deklarata e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel në një intervistë për Rtl France, informon dritare.net. Ish-kryeministri belg specifikoi se:

“Komisioni Evropian, në emër të Shteteve Anëtare, ka nënshkruar kontrata të shumta për të siguruar që kur vaksinat të jenë në dispozicion, Evropa do të jetë në gjendje të përfitojë dozat që nevojiten”. Michel përsëriti se vaksina nuk do të jetë një “shkop magjik”. Ai tha se pas krijimit të vaksinës, do të ketë probleme të tjera që lidhen me shpërndarjen dhe ruajtjen e saj.