Holanda do t’i nënshtrohet kufizimit të pjesshëm nga e mërkura, që përfshin veçanërisht mbylljen e të gjitha bareve dhe restoranteve, në një përpjekje për të frenuar valën e fortë të pandemisë së COVID-19, njoftoi sot kryeministri Mark Rutte.
“Ne po hyjmë në një kufizim të pjesshëm”, tha Rutte në një konferencë për shtyp në televizion.
“Kjo do të na dëmtojë, por është zgjidhja e vetme. Duhet të tregohemi më të rreptë”, shtoi ai. Pas muajsh refuzimi për të mbajtur një maskë, Rutte më në fund vendosi ta bënte të detyrueshme atë në të gjitha hapësirat e mbyllura, për personat mbi 13 vjeç.
Gjithashtu, kryeministri sqaroi se do të ndalohet shitja e alkoolit pas orës 20:00, me synimin për të zvogëluar ndërveprimet shoqërore, që kanë çuar në një rritje të rasteve të COVID-19.