Jo të gjithë dinë të flirtojnë ! E sapo lexoni këtë fjali mund t’ju kujtohen sa e sa raste të sikletshme në një bar apo restorant ku një “tip” ju është afruar pa kurrëfarë takti për t’ju bërë një compliment apo për t’ju ofruar një pije! Mund të duket e lehtë t’i afrohesh një të panjohuri, por praktika ka treguar të kundërtën ! Ju nuk e njihni personin përballë ndaj çdo fjalë e juaja duhet të jetë e mirëmenduar ! Nëse jeni të zotët mund ta psikologjisni këtë të fundit dhe të qëlloni me shenjë ! Do të habiteshit po të mësonit se shenja e horoskopit ju bën një flirtues të zotë ose një flirtues të paaftë ! Zbulojeni si flirtojnë 12 shenjat e zodiakut
Dashi: Nuk i bien gjatë, nuk planifikojnë, por vetëm veprojnë ! Nëse nuk ua ktheni, kjo shenjë do të largohet për të “gjuajtur” një pre tjetër.Demi është shenjë romantike, sensuale ndaj këta të fundit presin gjithmonë momentin e duhur për t’ju afruar sepse nuk duan të refuzohen.
Binjakët: Arma e tyre janë fjalët ! Nuk do e kuptoni as vetë se si do të bini në grackën e kësaj shenje! Do t’ju bëjnë për vete pa shumë mundim, pasi binjakët janë të parezistueshëm. Gaforrja nuk është një flirtuese e zonja, por nëse merr mundimin t’ju flasë e para do e bëjë me mature dhe shumë kujdes sepse e urren të refuzohet (njësoj si demi – të dyja shenja romantike)
Luani : Nëse luani është i interesuar për ju, e sigurtë që do jua bëjë të ditur, sepse me këtë shenjë nuk ka lohra të dyfishta ose prapa krahësh ! Ata janë të drejtëpërdrejtë ! Virgjëresha shenja analitike e zodiakut: Do t’ju duket sikur po dilni me një dedektive, nga pyetjet e shumta që do t’ju drejtojë ! Janë mjeshtër të gjuhës së trupit dhe mund t’ju lexojnë nga shumë larg
Peshorja: Një miksim mes të qënurit të turpshëm dhe të drejtpërdrejtë. Ata do bëjnë gjërat e vogla të cilat ju bëjnë të qeshniAkrepi- shenja misterioze e zodiakut ! Akrepi i kthen flirtin në një lojë ! Janë elektrizues dhe do ta keni të vështirë t’u rezistoni!
Shigjetari: Ata flirtojnë me të gjitha mënyrat, por nëse ua vështirësoni gjërat, largohen Bricjapi: Janë strategjik të lindur dhe flirtin e kthejnë në një “plan pune” Lëvizjet e tyre janë të mirëmenduara dhe “pro-të ” apo “kundër” janë të planifikuara. Ujori: Modestë dhe indiferentë ! Do t’ju tërheqin si me magi dhe do te jeni ju te paret qe do u flisni edhe nese nuk do e kishit qellim ! Ujori eshte flirtues pasiv
Peshqit: Të magjishëm edhe ndonese ndonjëherë mund të japin përshtypjen e keqe, sidomos me tërheqjen kur ju shikojnë në sy.