Maskat tekstile, të pambukta me më shumë shtresa nuk janë shpenzim parash dhe mbrojnë edhe më mirë spërklat nga një i infektuar, apo që ti ti transmetosh. Ka pasur debat në rrjet për shkak se nëse maska mbahet për pak orë dhe kur shkon në lokal do e heqësh për të pirë një kafe, ajo nuk mund të përdoret më. Kjo do të thotë kosto për maska të reja, por edhe rrezik pasi mund të jenë të kontaminuara ato që heqim një herë. Eugena Tomini në ISHP u pyet në Ilva Now lidhur më këto shqetësime të qytetarëve:

A keni besim se do mbahen dhe sa efikase do jenë ato, pra e kemi vënë në rrugë dhe ulemi në lokal, do duhe ta vemë prapë? Se e prekim me duar pasi ta lëmë në tavolinë. A është më efikase? Sa herë duhet ndërruar maska në ditë? Tomini tregon si duhet.

Prekja sa më e shpeshtë e maskës nënkupton kontaminim për të disatën herë për shkak të aktiviteteve gjatë ditës, Secili mund të improvizojë një kuti apo bustinë të posaçme për të vendosur maskën pasi ta hiqni. Nëse maska do jetë vetëm me një përdorim, pas disa orëve duhet të eleminohet dhe të vendoset një e re. Nëse laget, nuk është më efikase nëse është njëpërdorimshe. Maskat prej pambuku tekstili janë një barrierë e mirë për mborjtjen nga spërklat gjatë të folurit gjatë zënkave në debate etj, ato ripërdoren pasi lahen.

Del Akti Normativ: Gjoba për maskën tek fatura e dritave, kush do i vendosë?
Për ata që pyesin pse u mor pikërisht tani vendimi për maskën në rrugë e kudo!
Pra është mirë të kesh dy ose më shumë maska me vetë gjatë ditës. Duhet të bëjmë saktësim, edhe në fillim është diskutuar për përdorimin e maskave. Maskat kirurgjikale dhe të tjera kanë një kosto por nuk flasim për popullsinë masive të përdorimit të maskave kirurgjikale, por maska tekstile.