Lajmi i ditës në politikën shqiptare është që Jozefina Topalli do shpallë ditën e mërkurë një lëvizje të re politike.

Por çfarë domethënie ka kjo dhe a është normale për Partinë Demokratike që synon të kthehet në pushtet, të mos ketë ish-drejtues të saj.

Gjatë emisionit “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” Berisha pranon që Basha gaboi me Topallin.

-A është normale që Jozefina Topalli, por edhe të tjerë nuk do jenë në listën e kandidatëve për deputet të PD?

-Unë nuk besoj të hyj më emra të veçantë. Sepse PD prej tetë vitesh ka një kryetar të ri. Dhe kryetari i ri ka vendosur të zgjedhë ekipin e tij.

Natyrisht unë i kam të qarta prononcimet e mia për largimet e tyre nga lista e vitit 2017. Por siç di unë me statutin aktual të PD zonjës Jozefina Topalli i takon të kandidojë.

-E cilësoni gabim të Bashës?

-E kam thënë unë këtë. Pa asnjë diskutim. Jo vetëm atë, por disa prej tyre. E kam shpallur disa herë atë.