Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka reaguar, pas lajmit se Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo do të marrë pjesë në Konferencën Ballkanike Antisemitizëm. Kim shprehet se pret me padurim fjalën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, që pritet të flasë për antisemitizmin. Ajo shton se Shqipëria ka mbrojtur hebrenjtë si asnjë shtet tjetër në Europë, duke dhënë shembull të mirë.
“Në pritje të fjalimit kryesor të Sekretarit Mike Pompeo në Forumin Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit, që do të organizohet nga Shqipëria më 28 tetor, shtet që mbronte hebrenjtë, kur askush tjetër nuk do të bënte gjatë L u ft ës së Dytë Botërore e që votoi unanimisht në Parlament sot për të miratuar”, shkruan Kim. Kujtojmë se me iniciativë të Kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë një Forum Ballkanik për L u ft ën ku ndër Antisemitizmit. Forumi do të organizohet nga Parlamenti i Shqipërisë më 28 tetor në partneritet me Lëvizjen Kundër Antisemitizmit (CAM) dhe Agjencinë Hebraike për Izraelin.