Në Itali pritej që numri i tifozëve në stadiume të rritej deri në masën 30%, por shtimi i infektimeve me Covid-19 ka bërë që presidenti Giuseppe Conte të mbyllë sërish impiantet dhe të mos lejojë as 1000 tifozët që janë aktualisht pjesë e stadiumeve. Fr ika për momentin në Apenine është e madhe dhe Conte ka firmosur menjëherë dekretin për shtrëngimin e masave.
Baret dhe restorantet do të mbyllen para orës 18:00 në shtetin fqinj, ndërsa palestrat, pishinat do të mbyllen pa afat. Dekretet e firmosura nga kryeministri Conte do të hyjnë në fuqi që në këtë të hënë. Ndërkohë, është pezulluar zhvillimi i aktiviteteve sportive amatore dhe gjysmëprofesioniste nga qeveria e vendit.
Në Itali po ushtrohej presion që të lejohej rritja e numrit të tifozëve në stadiume, por të gjendur përballë riaktivizimit agresiv të koronavirusit, qeveria ka vendosur të marrë masa strikte.