Deficiti buxhetor i SHBA-së arriti një nivel rekord në vitin 2020, duke tejkaluar tre trilionë dollarë, si rezultat i shpenzimeve nga qeveria federale përballë krizës së paparë ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.
“Deficiti i shtetit federal për vitin fiskal 2020, që përfundoi në shtator, arriti në 3,132 miliardë dollarë, kundrejt 984 miliardëvë në 2019”, sipas të dhënave të lëshuara nga Thesari amerikan.
Ky është deficiti më i madh i regjistruar ndonjëherë nga SHBA-ja, më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm, i regjistruar në 2009, kur, në mes të një recesioni të lidhur me krizën financiare, u rrit në 1,4 trilionë dollarë.