Duket se zyrtarisht jemi në valën e dyë të pandemisë së koronavirusit. Ditën e fundit ka pasur një rritje të rasteve të personave të infektuar me COVID-19 në botë. Europa është kontinenti që ka më shumë raste ditore me koronavirus. Ditën e sotme, Britania regjistroi 26,688 raste të tjera dhe 191 v d e k j e nga Covid-19. Një këshilltar i SAGE paralajmëroi se vala e dytë e koronavirusit mund të arrijë kulmin në Krishtlindje nëse nuk ka një tjetër bllokim kombëtar.
Edhe Franca ka shënuar shifra të larta, ku në 24 orët e fundit ka pasur 26.676 raste të reja me COVID-19 dhe 166 të v d e k u r. Ndërkohë që Spanja ka kaluar shifrën e 1 milion personave të infektuar me koronavirus që prej nisjes së pandemisë ka bërë me dije ministria e Shëndetësisë. Edhe Italia ka pësuar një rritje rekord të rasteve me COVID-19. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj kanë shënuar janë 15,199 infeksione të reja të koronavirusit dhe 127 të v d e k u r.