Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik EODY njoftoi sot për një rritje të re shpërthyese të rasteve të koronavirusit në vend. Në mënyrë të veçantë, EODY njoftoi 1547 raste të reja të virusit të ri në vend, nga të cilat 78 shoqërohen me shpërthime të njohura dhe 52 u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.
Gjithashtu përhapja e virusit në Selanik po merr përmasa makthi, e cila tani është një hap përpara nivelit të alarmit 4, duke çuar në një bllokim lokal. Informacioni tregon se është e mundur të kalohet në nivelin 4, edhe të Premten.
Presidenti i EODY Panagiotis Arkoumaneas pritet të vizitojë Selanikun menjëherë. Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 34299. Ndërsa, 108 pacientë po trajtohen të intubuar 280 të tjerë janë liruar nga ICU. Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 10 vde kje të tjera duke shkuar në 603 vde kje gjithsej në vend.