Abcnews -Italia regjistron rekord të infeksioneve me koronavirus. Në orët e fundit janë konfirmuar 26,831 (përkundër 24,991 të mërkurën).

Ndërkohë, sot është rritur numri i humbjeve në jetë. Ministria e Shëndetësisë, ka raportuar 217 v d e k j e , krahasuar me 205 një ditë më parë. Pothuajse një mijë shtrime të reja në spital, nga të cilat 115 në kujdesin intensiv. Ekziston edhe një rekord i testeve të kryera, 201,452, 2,500 më shumë se të mërkurën.