Një numër i lartë infektimesh me Covid-19 është regjistruar në 24 orët e fundit në Greqi. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 667 raste të reja, prej të cilave 250 regjistrohen në periferinë e Athinës dhe 125 në atë të Selanikut. Për fat të keq 8 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.
Numri i personave në terapi intensive ka shkuar në 87. shqetësuese është fakti se është rritur mbi 40% nga çfarë pritej numri i të prekurve për grupmoshat nga 18 deri në 39 vjeç dhe po ashtu numri i atyre të moshës nga 40 deri në 65 vjeç. Rritje të numrit të të prekurve vazhdojnë të regjistrojnë Janina, Kozani dhe qytetit i Seresit.