Kancelarja gjermane, Angela Merkel u kërkoi sot bashkëqytetarëve të saj të reduktojnë në maksimum marrëdhëniet e tyre sociale, duke i nxitur madje të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërkohë që epidemia ka njohur një përshpejtim të konsiderueshme në Gjermani.
“Hiqni dorë nga çdo udhëtim që nuk është vërtet i nevojshëm, nga çdo festë që nuk është vërtetë e nevojshme. Qëndroni në shtëpitë tuaja sa më shumë të jetë e mundur”, deklaroi kancelarja në fjalimin e përjavshëm.
“Se si do të jetë dimri, se si do të jenë Krishtlindjet, do të vendoset në ditët dhe javët e ardhshme”, theksoi ajo. Gjermania ka regjistruar 7 830 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit, një rekord për vendin që prej shpërthimit të pandemisë së COVID-19, sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot.
Për të luf tuar rikthimin e epidemisë, Merkel, shkencëtare me profesion, kujtoi rëndësinë e respektimit të mbajtjes së barrierave mbrojtëse dhe maskave dhe ventilimin e rregullt të hapësirave të mbyllura duke shpjeguar se tashmë duhet të shkohej më tej.
“Nëse secili prej nesh redukton tashmë në mënyrë domethënëse numrin e takimeve jashtë familjes së tij për disa kohë, ne mund të jemi të suksesshëm në ndalimin dhe përmbysjen e trendit të rritjes së infeksioneve”, paralajmëroi ajo. Kjo thirrje erdhi disa ditë pas një takimi tjetër krize mes Merkel dhe drejtuesve rajonalë gjermanë që vendosën të mërkurën një plan kombëtar duke listuar kufizime të reja, mes atë cilave mbyllja gjatë natës e bareve, restoranteve duke u nisur nga pragu i kontaminimeve.