Sot në qytetin e Shijakut ishte i pranishëm Kryeministri EDI RAMA.
Kryeministri ishte i pranishëm në Njësinë Administrative Xhafzotaj në lagjen “Koxhas Kodër”, ku jeton komuniteti boshnjak, për të parë nga afër shtëpitë që po ndërtohen.
Gjithashtu ishte i pranishëm në lagjen “Lugina” të Shijakut për të parë nga afër përgatitjen e infrastrukturës së brendshme për ndërtimin e pallateve të reja.
Vetë kryetari i bashkisë Elton Arbana u shpteh: “Shijaku ynë po rilind pas gërmadhave që na la tërmeti. Qyteti është ndjesia jonë e përditshme. Çdo vizitë e Kryeministrit në qytetin tonë na bën të ndjehemi më optimistë për procesin e rindërtimit. Në Shijak po punohet me ritme të shpejta.”
Po ndërtohen 500 banesa do të ndërtohen në Shijak, 50 banesa prejt të cilave do të jenë gati brenda tetorit, ndërsa 100 banesa do të jenë gati brenda nëntorit.
Deri në fund të 2020 të gjitha banesat e nisura do të jenë gati që familjet e prekura nga tërmeti të marrin çelësat e shtëpisë së re.
Arbana faleminderon Kryeministrin për mbështetjen, për gjurmët pozitive që po lë në Shijak, për mundësinë konkrete që po i jep familjeve që mbetën pa shtëpi nga tërmeti.