Presidenti i ekipit të basketbollit të Vllaznisë, njëkohësisht edhe donator te ekipi shkodran i futbollit, Alban Xhaferri, ka marrë prej kohës iniciativën e ndërtimit të një kompleksi sportiv të shumësportëshit, në bashkëpunim me shoqatën “Shkodra Tenis”.
Plani parashikon ndërtimin në qytetin më të madhe verior të 6 fushave të tenisit dhe 3 të basketbollit, por dhe ambiente të tjera moderne. Projekti është miratuar sipas një statusi të Ilir Beqjes, ish-ministrit të Shëndetësisë.
Këshilli Kombëtar i Territorit ka dhënë lejën për ndërtimin e kompleksit sportiv, tenisi dhe basketbolli, teksa ngarkohet Agjencia e Zhvillimit të Territorit të bashkëpunojë me Bashkinë e qytetit më të madh verior për zbatimin e këtij vendimi.
Njē tjetër lajm i mirë për shkodranët, dashamirë të basketbollit dhe tenisit
Gepostet von Ilir Beqaj am Sonntag, 18. Oktober 2020