Shkolla 9-vjeçare “Ramazan Jagnozi” në Thumanë vijon procesin e rindërtimit. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit Evis Kushi e cila po inspektonte punimet. Përmes një postimi në Facebook ajo shkruan se shkolla po ndërtohet me sipas kushteve më të mira për të mirëpritur 300 nxënës. Shkolla 9-vjeçare u dëmtua nga tërmeti i 26-nëntorit.
Postimi i plotë: Një pjesë e shkollës së mesme të bashkuar “Ramazan Jangozi” në Thumanë, e dëmtuar nga tërmeti i vitit të kaluar, po rindërtohet sipas kushteve më të mira për të mirëpritur afro 300 nxënës të kopshtit dhe ciklit 9-vjeçar.