Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se Shqipëria ka një numër azilkërkuesish shumë herë më të lartë se sa vendet e rajonit. Meta ka shprehur shqetësimin për largimin e të rinjve duke e cilësuar këtë fenomen si një fatkeqësi kombëtare. Mirëpo kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga komentuesit, të cilët kanë gjetur rast të kritikojnë ashpër presidentin. Qytetarët e kanë cilësuar Metën si një nga shkaktarët për gjendjen në të cilën ndodhet vendi sot.
Një qytetar i shkruan: “Ti mos fol për rininë shqiptare fare. Se ti je delja e zezë për korropsjon në Shqiperi, Se ke kaq vite në politik si majtas e djathtas që i ke pirë gjakun shqiptarvet kaq vite. Je president ma i korroptuar në tër boten turp të kesh dhe na del e flet për Moral dhe korropsion, Ku i ke femijet e tuaj me studime në Shqipërinë e varfer apo në London e pasur ?”. Një tjetër i shkruan: “Po te ikni ju shkolle vjeter te gjithe nga politika sdo ket me shpopullim hapjuni rrugen rinise zoti meta duke filluar nga ty i pari jep shembullin ti te thyejn qafen edhe te tjerët”.