Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat që bëri dje ministri i Mbrojtjes serbe, Aleksandër Vulin, i cili përdori ndaj shqiptarëve termin f yes; “shiptarima” dhe tha se po krijohet “Shqiperia e Madhe”. Përmes një mesazhi në Twitter Rama i është drejtuar homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç, ku uron që qëndrimi i Vulin të jetë një meme.
“A është kjo e vërtetë kjo apo është një meme që tallet me trurin e kulluar nga gojën e pistët që e mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit mjeranë që duhet ta dë noni pa asnjë dyshim!”, tha Rama.
DEKLARATA E VULIN Vulin në një deklaratë dje për mediat e nisi fjalimin e tij duke folur për “Shqipërinë e Madhe”, ku sipas tij, formimi i këtij “plani” është një katastrofë e madhe që kë rcë non paqen në Ballkan. Ndër të tjera Vulin lëshoi ak uza dhe për kryeministrin Edi Ramës dhe Bashkimit Evropian, ku sipas tij, këta të fundit po heshtin teksa “Shqipëria e Madhe” po formohet. Vulin tha se vetëm serbët e bashkuar mund të ndalin “Shqipërinë e Madhe”.
“Duke deklaruar se porti i Durrësit do të jetë Kosova, Edi Rama vazhdoi punën e tij për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Si çdo here edhe tashmë Bashkimi Evropian do të heshtë dhe nuk do të bëjë asgjë. “Ata nuk mund të bashkohen as në vendin e tyre”, kështu përsëritet e përsëritet gënjeshtra se “Shqipëria e Madhe” është një Shqipëri e natyrshme dhe se serbët e bashkuar në një shtet të vetëm, janë një kërcënim për paqen. “Shqipëria e Madhe” është një katastrofë të madhe, thyerje dhe sh katërr imi të shteteve dhe kombeve në Ballkan. Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe”, dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt do të fillojë koha e paqes në Ballkan. Ajo që u jepni ‘shiptarimave’, nuk do t’i ndalojë serbët”, tha Vulin.