Presidenti i Parlamentit Europian, Davide Sasoli ka mbajtur fjalën në Forumin e Antisemitizmit, ku ka vlerësuar rolin e Shqipërisë për mbrojtjen e hebrenjve. Gjatë fjalës së tij Sasoli tha se Shqipëria ishte shembull gjatë Luf tës së Dytë Botërore dhe se duhet ndjekur edhe nga vende të tjera të Botës Ai tha se ka ardhur koha që Europa të ngrejë një front të përbashkët kundër këtyre fenomeneve që të mos ndodhin më.
“Ky është një aktivitet për të cilin kemi nevojë në këto kohë të vështira, lu fta kundër antisemitizmit është më e rëndësishme se kurrë. Uroj të mos kemi kurrë më persekutime të minorancave, të mos ketë më nazizëm, urr ejtje dhe luf tëra. Në Europë duhet të ketë një jetë pa shqetësime, t’i jepen fund incidenteve diskriminuese ndaj hebrenjve, të lëmë pas krahëve historinë e 75 viteve më parë. Të reagojmë sa herë antisemitizmi dhe raci zmi ngrenë kokën duhet ti shohim siç janë: sulm ndaj të drejtave të njeriut”,- tha ai.
“Shqipëria ka bërë hapa para me definimin e antisemitizmit, kjo është pjesa e historisë tuaj krenare që i mbrojtët hebrenjtë dhe duke i fshehur ata. I gjithë ky është shembull i qartë i humanitetit tuaj. Shembulli i Shqipërisë duhet ndjekur nga kombe të tjera. Antisemitizimit duhet t’i krijojnë një front të bashkuar. Të bashkojmë forcat tona, kjo është prova e disatë që kemi një fat të përbashkët dhe një të ardhme për të jetuar së bashku”.