“Na duhet të luftojmë çdo formë antisemitizmi, si kërcënim për vetë civilizimin tonë dhe vlerat tona e parimet në të cilat vendet jetojnë, për të ardhmen tonë të përbashkët”.Kështu deklaroi Kryeministri Rama nga Konferenca Ballkanike kunër Anti-Semitizmit, e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pak ditë pasi në Parlament u miratua edhe rezoluta për përkufizimin e anti-semitizmit.Rama shtoi se problemi më i madh që ne na duhet të përballemi e ta konsiderojmë si diçka të përhershme në fokusin tonë, nuk është vetëm shprehja e menjëhershme e antisemitizmit, por relativizimi në raport me atë çka u ndodh hebrenjve.
“Relativizimi rreth asaj çka ndodhi në luftën e dytë botërore që është realisht burimi i kryerjes së kësaj të keqeje të madhe, nëse ne nuk do të jemi të bashkuar”, tha Rama.
Teksa theksoi mikpritjen që shqiptarët i bënë hebrejve gjatë Holokaustit, Rama veçoi episodin e dy vëllezërve që strehuan një familje të madhe hebreje dhe më pas u dorëzuan te nazistët dhe përfunduan në kampe përqëndrimi në Gjermani me identitet të rremë, duke pretenduar se ata ishin hebrenjtë që po kërkonin nazistët.
“Është një privilegj duke qënë se përfaqësoj një vend të vogël që është mishërimi i një shembulli të madh i mbrojtjes së hebrenjve dhe i luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm që ushqehet nga urrejtja kundër trashëgimisë hebreje. Shqipëria e sheh Izraelin si shtyllë e bashkëjetesës sonë në rrjedhën e qindra viteve. Para luftës së dytë botërore komuniteti i hebrenjve u njoh me të drejtat e veta për të ushtruar besimin e vet fetar në Shqipëri dhe shabati ishte i garantuar për këdo. Ishin muslimanë e të krishterë që ofruan strehë duke i mbrojtur edhe me jetën e tyre. Ka episode mjaft të pabesueshme në historinë tonë krenare”, tha Rama.Pak muaj më parë, shtoi Rama, ne inaguruam një memorial dedikuar kujtesës së Holokaustit në Tiranë. Kryeministri njoftoi se punohet që të ndërtohet një muze që të nderojë komunitetin hebre dhe që të nderojë këtë miqësi. Në cilësinë e Kryetarit të OSBE, Rama tha se “ne kemi vendosur theksin saktësisht në cështjen e antisemitizmit, me shumë aktorë, përfshirë këtu shoqërinë civile dhe të ndërgjegjsojmë sa më shumë për atë që antisemitizmi shënjestron”.