Lajmin e bukur e ka dhënë vetë modelja pak ditë më parë përmes një postimi në rrjete sociale, ku shfaqet në krah të bashkëshortit. Çifti ka zbuluar edhe gjininë e bebit. Ata do të bëhen prindër të një djali. Bukuroshja ka ndarë edhe momentet e para të pritjes së ëmbël, teksa shpreht se është shumë e lumtur për këtë udhëtim të ri dhe që mezi pret të marrë në krahë djalin e saj. Duam të marrim një moment për të falenderuar secilin prej jush për të gjitha mesazhet e bukura që kemi marrë. Jemi shumë të lumtur për këtë udhëtim të ri dhe akoma më të gëzuar që e ndajmë me ju. Mezi po presim të jemi prindër të të voglit tonë që është duke ardhur, janë fjalët e saj plot emocion krahas fotos. Afërdita dhe Jakub u martuan disa vite më parë në një ceremoni mbresëlënëse në Miami.