Rumania po përjeton një situatë të vështirë në përballjen me Covid-in, ku mendohet se ky është vetëm fillimi i një vale të re. Të premten vendi regjistroi 2,343 raste të reja dhe 53 vde kje. Ky ishte rekordi i ri ditor dhe dita e tretë me radhë që vendi regjistroi më shumë se 2,000 raste të reja.

Kryeqyteti, Bukureshti, regjistroi numrin më të lartë, me 517 raste të reja. Rekordi i së premtes së kaluar u arrit dy javë pasi në Rumani u rihapën shkollat. Ministri i Shëndetësisë, Nelu Tataru të enjten tha se gjatë javës së kaluar ishin testuar pozitivë më shumë se 770 fëmijë, shumica prej tyre adoleshentë.

Shtretërit në njësitë e kujdesit intensiv në Rumani aktualisht janë me 55% të zënë dhe Dr. Rafila, menaxheri rumun i OBSH-së, thotë se qeveria duhet të konsiderojë burime shtesë në lidhje me shtretërit në spitale. Kryeministri Ludovic Orban tha se restorantet mund të mbyllen përsëri. Në total, Rumania ka pasur 137,491 raste të koronavirusit deri më tani dhe raste 5,048 vd ekjesh.