Soni Malaj është ndër figurat publike më hermetike në showbiz-in shqiptar, duke vendosur një mur të madh mes jetës publike dhe asaj personale. Ndonëse vajza e asaj, Ana, është 8 vjeçe fotografitë që këngëtarja ndan me të voglën në rrjetet sociale janë shumë, por shumë fare të rralla. Pas shumë kohësh, Soni ka publikuar pasditen e sotme një foto me Anën në Instagram, ku ndonëse ka preferuar mos ta ndajë me ndjekësit profilin e të voglës, vihet re se ajo është rritur goxha.
“Dashuri pa kushte!”- ka shkruar mbi foto Soni. Këngëtarja ka treguar në intervista të ndryshme se fakti që ajo nuk publikon foto të Anës lidhet ndër të tjera me dy arsye: Ana ka dy nënshtetësi, italiane dhe shqiptare dhe për sytë e tyre unë jam shumë e famshme. Ata nuk e shohin me sy të mirë publikimin e fëmijëve. Kanë ligje të forta në këtë aspekt. Por edhe Mirko e ka me merak dhe unë respektoj edhe dëshirën e tij.- tregonte ajo dy vite më parë në një intervistë për “Rudina”. Kujtojmë se Soni Malaj ka disa vite që po shijon romancën e saj me Klevin, një djalë i panjohur për publikun, me të cilin po ashtu poston shumë pak foto.