Burimi: BBC Një grup shkencëtarësh kanë paralajmëruar se, edhe nëse del një vaksinë efektive kundër koronavirusit, përsëri jeta nuk do të kthehet në normalitet në pranverë. Vaksina është gjëja e vetme që do të na shpëtojë nga pandemia. Në një raport të “Royal Society”, studiuesit thonë se, ne duhet të jemi realistë, për faktin se s’e dimë çfarë vaksinë do të dalë dhe kur do të jetë gati për shpërndarje. Ata besojnë se mund të jetë e nevojshme që kufizimet të zbuten gradualisht, pasi mund të duhet një vit për ta shpërndarë vaksinën.

Më shumë se 200 vaksina janë duke u zhvilluar nga shkencëtarët në të gjithë botën, përmes një procesi që po zhvillohet me shpejtësi të paparë. “Vaksina ofron një shpresë të madhe për t’i dhënë fund pandemisë, por ne e dimë që historia e zhvillimit të vaksinës është e mbushur me shumë dështime.”-tha Dr.Fiona Culley, nga Instituti Kombëtar i Zemrës dhe Mushkërive në Imperial College London.

Shkencëtarët: Vaksina nuk do të na e rikthejë normalitetin, Por ka edhe optimistë që thonë se disa njerëz mund ta bëjnë vaksinën këtë vit dhe vaksinimi masiv mund të nisë në fillim të vitit të ardhshëm. E megjithatë, raporti i “Royal Society” paralajmëron se do të jetë një proces i gjatë, informon dritare.net

“Edhe atëherë kur vaksina të jetë në dispozicion nuk do të thotë që brenda një muaji të gjithë do të vaksinohen, ne po flasim për gjashtë, nëntë muaj, një vit. Nuk ka shanse që jeta të kthehet në normalitet në mars.”- tha Prof Nilay Shah, kreu i inxhinierisë kimike në Imperial College London. Prof.Charles Bangham, kryetar i imunologjisë në Imperial College London shprehet: “Ne nuk e dimë se kur do të jetë në dispozicion një vaksinë efektive, sa efektive do të jetë dhe natyrisht, sa shpejt mund të shpërndahet. Edhe nëse është efektive, nuk ka shanse t’i kthehemi normaliteti shumë shpejt.” Dritare.net