Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico në studion e Report Tv ka folur në lidhje me situatën aktuale të krijuar prej pandemisë Covid, duke thënë se gjërat janë nën kontroll pavarësisht rritjes së rasteve ditore. Këtu ajo ka shtuar se ka një ndërgjegjësim më të madh te qytetarët e moshës së tretë sa i përket mbajtjes së maskës.
“Situata e Covid në kontroll. Kemi rritje të rasteve dhe të të prekurve me Covid. Nëse kemi të bëjmë vetëm me një maskë efekti i saj do të shikoheshte në 4 deri në 6 javë. Të mos harrojmë që njëherazi qytetarët janë shumë të ndërgjegjësuar sa i përket distancimit. Duhet të falenderojmë qytetarët e moshës së 3. Kemi rezultat më të mirë te këta. Kjo është një provë që na lejon ta përdorim me mirësi për tu thënë të gjithëve ja ku kemi prindërit dhe gjyshërit tanë”, tha Fiço. Sa i përket rikthimit të karantinës ajo shtoi se kjo nuk mund të përcaktohet paraprakisht pasi varet nga ecuria e situatës së pandemisë dhe se sa qytetarët i zbatojnë masat.
“Kjo është një sëmundje që ka një dinamikë që smund të bësh parashikime që të na thotë çdo të ndodhë nesër. duke pasur një rritje të numrit të infeksioneve, ne mund të themi që masat që kemi marrë po të zbatohen rigorozisht, kjo do të na lejojë që t kapërcejmë këtë moment shumë më mirë. Nëse do dekurajohemi nga vështirësia në të cilën na vuri pandemia, do të jetë shumë e vështirë. Askush nga ne nuk dëshiron një mbyllje. Kjo çështje ska të bëjë vetëm me shëndetin por edhe me gjendjen emocionale. Nuk besoj se ka dikush që do të thotë në çfarë niveli mund të mbyllet por do të sjell në vëmendje fakti i të gjithë punëdhënësve që kanë mundësi ti lënë nga shtëpia pse të mos e bëjnë. Të mbajmë maska të ruajmë distancimin dhe të shkojmë te mjeku në rast se kemi shenja. Kjo do të na bëjë të jemi më të aftë që të kufizojmë sa më pak”, tha ajo.