Kryeministri Edi Rama thotë se PS ka nisur përgatitjet për krijimin e skudrës së re për zgjedhjet e 2021. Në përfundim të një takimi me drejtuesit politik, Rama tha për gazetarët se deri tani kanë shprehur interes 50 persona të rinj në moshë, por edhe në ide.
Sipas kryeministrit skuadra për zgjedhjet e 2021 i duhet jo vetëm politikës, por edhe PS.
“Në platformën e aplikimeve për njerëz që duan të na bashkohen, që janë të rinj në ide duan të na bashkohen në skuadrën tonë të 2021 në kaq pak ditë kemi më shumë se 50 shprehje interesi. Numri do të rritet dhe ne do të integrojmë ata që kanë një potencial, që të jenë pjesë e skuadrës dhe skuadra jonë do të ketë edhe eksperiencën, por edhe energjinë e re që i duhet politikës dhe PS”, u shpreh kryeministri.