Teksa ka nisur turin e saj të takimeve dhe inspektimeve në disa zyra shërbimi të njësive vendore të Qarkut Tiranë, e deleguara politike e PS, ministrja Elisa Spiropali, u shpreh se transformimi i këtyre zyrave ka në fokus shërbimin ndaj qytetarit dhe jo atë ndaj militantëve partiakë.

“Reformimi i zyrave të shërbimeve na diferencon nga ata që deri dje i përdornin këto zyra si strofulla militantësh. Reformimi kryefund i njësive të shërbimit si edhe adresimi e zgjidhja e problematikave në kohë rekord, përcakton haptazi përkushtimin tonë nga ‘vizionarët’e djeshem që zyrat i përdornin si mëngjezore dhe baza elektorale.” – u shpreh ministrja Spiropali nga Bathorja.

Zyrat e shërbimeve publike të Njësive administrative Kamëz, Bathore dhe Lagjes 2, kanë hyrë në një proces transformimi infrastrukturor dhe portofoli shërbimesh. Në funksion të plotë tanimë është bërë i mundur edhe
shërbimi i zyrave me një ndalesë (One stop shop), ku ofrohet një sërë shërbimesh të integruara duke limituar radhët dhe pritjet e banorëve të zonës.