Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi edhe zëdhënëse e qeverisë, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim në Valias të Ri, Kamëz. Gjatë takimit të mbajtur, Spiropali ka vlerësuar energjinë pozitive të anëtarësimeve të reja në rrugëtimin e pashmangshëm drejt zhvillimit, sikurse ajo vetë e cilëson.
Gjithashtu Spiropali ka theksuar se Kamza po transformohet tërësisht duke ia dalë të ngrihet nga rrënimi 30-vjeçar i një sun dimi ba bar, drejt një zhvillimit urban të qëndrueshëm.

“Valias i Ri, Kamëz. Takim fantastik në Laknas-Valias me energji pozitive dhe anëtarësime të reja për rrugëtimin e pashmangshëm drejt zhvillimit. Kamza po transformohet tërësisht duke ia dalë të ngrihet nga rrënimi 30-vjeçar i një sundimi barbar, drejt një zhvillimit urban të qëndrueshëm”, tha Spiropali. Spiropali gjatë këtij takimi nuk la pa përmendur edhe investimet në Kamëz të cilat nisin nga infrastruktura e deri tek ndriçimi.

“Infrastrukturë arsimore e sistem ujësjellësi/ kanalizimesh tërësor, rindërtim, gjelbërim, ndriçim, etj. politika fiskale lehtësuese për biznesin dhe politika sociale për qytetarët, janë kontrata jonë për vazhdimin e qeverisjes me qytetarët. Bashkë në 25 Prill për rindërtim dhe zhvillim, për premtimet e mbajtura dhe sfidat e reja”, tha Spiropali.