Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur në faqen e saj në facebook se në spitalin e ri të kirurgjisë, falë invvestimit në këtë spital dhe stafeve mejkësore është kryer një tjetër ndërhyrje e vështirësisë së lartë në ezofag e cila ka zgjatur plot 6 orë e 10 minuta. Mnastriliu ka përgëzuar stafin mejkësor në Klinikën 1 të Kirurgjisë të cilët realizuan me sukses ndërhyrjen.
Statusi i plotë i Manastirliut: Një ndërhyrje e rrallë në ezofag, nga ato operacione të shkallës së lartë të vështirësisë që kryhen në vendet më të zhvilluara është realizuar me sukses në #Klinikën I të Kirurgjisë. Ekipi i kirurgëve tanë të talentuar, Dr. Shk. Henri Kolani, Dr. Frenki Vila, Dr.Manser Çili, Dr. Enio Boçi, Dr. Klidit Dodi, Dr. Bilibil Rakipi, Dr. Nertila Kodra realizuan me sukses procedurën hiroshi akiyama, e cila zgjati plot 6 orë e 10 minuta. Ia kemi dalë të ndërtojmë spitalin modern të kirurgjisë në #QSUT, duke u siguruar pacientëve trajtimin që meritojnë dhe stafeve mjekësore, kushtet e duhura për të ofruar shërbim #cilësor Frytet e këtij investimi që ka #revolucionarizuar shërbimin e kirurgjisë në vend po shihen çdo ditë #KrenarePërMjekët #ShëndetësiaQëDuam