Nëse ka diçka për të cilën të gjithë e vlerësojnë Stresin, ajo është thënia e gjërave pa doreza. Njësoj ka bërë edhe në intervistën e fundit.
I vendosur përballë një pyetjeje të vështirë dhe një torte të përplasur në fytyrë, reperi ka zgjedhur të përgjigjet. Stresit i është kërkuar të rendisë 3 reperet Taynën, Rinën dhe Melinda Ademin, nga më e talentuara te më pak e talentuara.
“Me ato që po dëgjojmë, për mua mbetet Tayna e pazëvendësueshme. Shumë e talentuar!” –është shprehur ai. Në vendin e dytë, Stresi ka renditur Melinda Ademin, ndërsa si më pak të talentuarën, Rinën.