Refuzimi i masave anti-Covid, mes të cilave mbajtja e maskës, mund të jetë e lidhur me çrregullime antisociale të personalitetit. Ky është përfundimi i arritur në një studim të drejtuar nga disa shkencëtarë brazilianë, i bazuar tek 1500 persona nga 18-73 vjeç. Përmes një pyetësori, ekspertët analizuan impulset e ndjera nga pjesëmarrësit bazuar në ndjenjat e zgjuara nga njerëzit e tjerë. Në mes të pyetjeve ishte edhe ajo e përdorimit të maskës.
Siç raportohet nga Independent, në bazë të përgjigjeve në pyetësor, u identifikuan dy profile: një “antisocial”, i lidhur me ata që janë më rezistentë ndaj masave anti-Covid, dhe një “empatik”, i lidhur me ata që i respektojnë ato. Profili “antisocial” është i lidhur me pikët më të larta në pyetjet që kanë të bëjnë “pandjeshmërinë, mashtrim, armiqësinë, impulsivitetin, papërgjegjshmërinë”. Tiparet, vëren studimi janë “tipike të çrregullimit të personalitetit antisocial”. Për subjektet e lidhura me profilin “antisocial”, rezultatet ishin më të ulëta gjithashtu në kontekstin e rezonancës afektive.
Ekipi që drejtoi studimin shpreson që rezultatet e tij mund t’iu vijnë në ndihmë për të bindur autoritetet për të bërë më shumë për të edukuar njerëzit drejt sjelljeve të duhura.