Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar përmes një statusi në “twitter” lidhur me sulmin e që Ilir Meta bëri ndaj botuesit Carlo Bolino dhe bashkëshortes së tij. Margariti kujton se pak ditë më parë kreu i shtetit përgëzoi një gazetare investigative, e quajti “misionare të fjalës së lirë”, e ndërkohë sulmon një koleg të saj, për shkak detyre.
Për sulmin e Metës ministrja ngre dy pyetje: A s’duhet që liria e fjalës t’u jepet të gjithëve!? A s’duhet të ishte Presidenti i pari ta mbronte këtë të drejtë?

Statusi i plotë: Pak ditë më parë kreu i shtetit përgëzoi një gazetare investigative, e quajti “misionare të fjalës së lirë”, e ndërkohë sulmon një koleg të saj, për shkak detyre. A s’duhet që liria e fjalës t’u jepet të gjithëve!? A s’duhet të ishte Presidenti i pari ta mbronte këtë të drejtë? (Lexo.al)