Nga Muhamed Veliu/
Në këto 30 vite pas rënies së komunizmit pinjollët e ish byrosë politike komuniste janë larguar nga jeta publike të turpëruar e të vetëdijshëm për zullumet e gjyshërve dhe baballarëve të tyre. I vetmi që bën përjashtim është Andi Bushati, i cili pasi dështoi të bëhej futbollist zgjodhi gazetarinë e mandej analizë bërjen.
Në një kohë kur Shqipëria ishte vendi më i izoluar në botë, Andi jetonte në bllok nën përkëdheljet e diktatorit Enver Hoxha. Sulo Gradeci ish truproja e Enver Hoxhës në revistën Nëntori të vitit 1985 jep një përshkrim brilant për Andin.
Sulo Gradeci shkruan:
“Se c’dashuri kishte shoku Enver për të vegjlit e pamë përsëri kur shoku Hysni Kapo u bë gjysh. Andi, nipi shokut Hysni, nisi të hidhte hapat e parë e të lidhte fjalitë e para dhe shoku Enver gjithmonë e merrte pranë, e puthte, luante me të e mbante në krahë, e shëtiste.
Si në kohë pushimesh në Vlorë por sidomos në Tiranë, kur dilte shëtitje shoku Enver shumë shpesh afrohej tek dera e oborrit të shokut Hysni dhe trokiste me shkop.
Sapo dilnin e bëheshin gati ta prisnin ai u thoshte:
Aa, jo,jo! S’kam ardhur për vizitë. Pa shihni a ka fjetur Andi?
Kur ishte zgjuar e merrte me vete dhe kalonte me të voglin një pjesë të mirë të kohës. Dukej sheshit që kjo gjë e gëzonte dhe e bënte të lumtur sa më s’ka e, ajo që ishte më e rëndësishme, e çlodhte dhe e përtërinte.
Njëherë pas u nda me Andin e vogël e po e përshëndeste nga larg, i thash me të qeshur:
Kjo rinia jonë u bë goxha….”