Lulzim Basha ka treguar edhe njëherë sot se ëshë zero në matematikë, duke thënë se ”6 në 4 biznese nuk nxjerrin fitim”. Kryeministri, Edi Rama ka postuar në Instagram videon e kryedemokratit, Lulzim Basha i cili thotë se: “6 në 4 biznese dalin me humbje”. Rama ka ironizuar këtë deklaratë të Bashës duke shkruar:

“6 në 4 biznese dalin me humbje, 7 në 5 pika dalin me sukses, 6475 kandidatë në 5746 gjithsej dalin fitues në PD. Ti je Artist nuk them kot unë.”, shkruan Rama.