Pak pas mesnatës në vendin tonë u shënua një lëkundje tërmeti, me epiqendër në Detin Adriatik, 27 km në veriperëndim të Durrësit. Për lëkundjet e këtij tërmeti ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes.
Sipas ministrisë ky tërmet është pasur nga nga 42 pasgoditje ku më e madhja me magnitudë 3.5. Fatmirësisht nuk raporohet për dëme, njofton Ministria e Mbrojtjes.
Njoftimi i plotë:
Miremengjes! Në orën 00:13 është regjistruar një tërmet me madhësi 4.0 në det, përballë Gjirit të Lalzit. Është pasuar nga 42 pasgoditje, me e madhja 3.5. Nuk raportohen demë.