Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në kuadër të fushatës së ndërgjegjsimit për kancerin e gjirit ju ka drejtuar një mesazh grave dhe vajzave.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Manastirliu shkruan se diagnositikimi i hershëm të shpëton jetë ndaj apelon që të gjitha gratë të shmangin rrezikun e tomorrit duke kryer në kohë mamografinë.
Ministrja e Shëndetësisë thekson se mamografitë në spitale dhe ato të lëvizshme, po ofrojnë falas depistimin e grave dhe vajzave, në të gjithë Shqipërinë. Jo vetëm në tetor, por gjatë të gjithë vitit.
“Në këtë muaj të Tetorit Rozë, si grua, bijë dhe nënë, kam një thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat: Sot, e ke vetë në dorë që, përmes DIAGNOSTIKIMIT TE HERSHËM, të shmangësh rrezikun që tumori i gjirit i shkakton shëndetit.
Bëhu ti vetë mbrojtëse e shëndetit tënd, e mirëqenies së familjes tënde, në një betejë që fitohet! Mamografitë tona në spitale dhe ato të lëvizshme, po ofrojnë falas depistimin e grave dhe vajzave, në të gjithë Shqipërinë. Jo vetëm në tetor, por gjatë të gjithë vitit. #diagnostikimiihershëmshpëtonjetë #tetorirozë”, shkruan Manastirliu.
Përgjatë gjithë muajit, në kabinetet e mamografisë, shërbimi do të ofrohet me orar të zgjatur nga dita e hënë në të premte, ora 8.00-18.00 dhe të shtunën, nga ora 9.00-14.00.
Mamagrafia falas mund të kryhet në spitalet rajonale të Gjirokastrës, Dibrës dhe Kukësit, Lezhës, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Korccë, Shkodër, Materniteti Mbreteresha Geraldine, Poliklinika Qendrore Tiranë, QSUT. Gjithashtu janë në dispozicion edhe dy mamografitë e lëvizshme të cilat do të jenë gjatë gjtihë muajit në zonat rurale dhe urbane në të gjtihë vendin sipas një kalendari të hartuar nga Instituti i Shëndetit Publik.
Për të evituar rrezikun e infektimit nga Covid-19, gjatë ekzaminimeve grate duhet të jenë të pajisura me maska mbrojtëse dhe të respektojnë masat e distancimit social.
Në këtë muaj të Tetorit Rozë?, si grua, bijë dhe nënë, kam një thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat:Sot, e ke vetë në…
Gepostet von Ogerta Manastirliu am Samstag, 3. Oktober 2020